Subscribe

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për të kaluar për gjykim autorët e vrasjes së bujshme të dy biznesmenëve Vajdin Lame dhe Klodian Saliu në 2005.

 

Bëhet fjalë për dosjen që implikon Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn, Viktor Imerin, Indrit Taullain, Indrit Rusin dhe Luftar Reçin, ky i fundit bashkëpunëtor i drejtësisë.

 

Të pandehurit pretenduan gjatë seancës së kësaj të premteje, se dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi janë të pavërteta.

 

“Janë të pabesueshme dhe nuk ka prova me të cilat të vërtetohen akuzat”, – U shprehen të pandehurit.

 

Prita ndaj Klodian Saliut ndodhi mbrëmjen e 26 shkurtit 2005, në autostradën Tiranë – Durrës, pranë Maminasit. Makina e tij u qëllua me breshëri automatiku duke bërë që të humbte jetën menjëherë.

 

Ndërsa krimi i dytë i rëndë ndodhi dy ditë më vonë, në pallatin ku banonte Vajdin Lame në Tiranë. Ai dhe shoku i tij gjetën vdekjen, si pasojë e shpërthimit të një sasie të madhe tritoli në ashensor.

 

Zbulimi i krimeve tronditëse të bandave të Tiranës dhe Durrësit u arrit pas dëshmisë së dhënë pikërisht nga Luftar Reçi, edhe ky i fundit nën akuzë për të njëjtin krim.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re