Në seancën e zhvilluar sot për vrasjen e 15-vjeçarit në Gramsh, Prokuroria ka dhënë pretencën për 4 të miturit të akuzuar për ngjarjen e rëndë.

Prokurori kërkoi 12 vjet burg për Orgito Çarçiun, i cili është autor i dyshuar i vrasjes, ndërsa për tre të miturit e tjerë, bashkëpunëtorë në krim, ka kërkuar nga 8 dhe 10 vite burg.

Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur, por gjykata me herët ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re