Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i vrasjes së 17-vjecares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj 23-vjeçar, Erjon Bengo, në Laprakë dy ditë më parë.

Autori i dyshuar është Robert P., lindur në vitin 1999, i cili është shpallur në kërkim.

Motivi i kësaj ngjarje sipas policisë është një konflikt që 2 djemtë kanë pasur me njeri-tjetrit para një jave. 19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

 Untitled17 (1)

Ngjarja:

Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre. Për pasojë të rinjtë u plagosën, ndërsa vajza ndërroi jetë në spital. Aktualisht Bengo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka marrë plumba në qafë dhe shpatull.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re