Skip to content

Vrasja e 19-vjeçarit Stiven Toshkëzi; djali i grabitësit famëkeq Admir Murataj mohon përfshirjen në krim

Arbër Murataj, djali i Admir Muratajt është shoqëruar pak ditë më parë në Policinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e 19 vjeçarit Stiven Toshkëzi.

 

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë present në momentin e sherrit.

 

Pasi është marrë në pyetje, Arbër Murataj është lënë sërish i lirë dhe deklarimet e tij janë referuar në prokurori për vlerësim.

 

Sipas burimeve, lënia e tij e lirë është bërë pasi ka rezultuar se më 19 prill kur ndodhi vrasja, ai nuk ishte i pranishëm.

 

Arbër Murataj është djali i Admir Muratajt, grabitësit që mbeti i vrarë në Rinas.Murataj u shpall në kërkim policor, pasi dyshohej se mes tij dhe viktimës ka pasur një konflikt për një vajzë.

 

mPër vrasjen e 19 vjeçarit u arrestuan dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze të cilët po hetohen me masë sigurie arrest në burg.