Skip to content

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, zhvillohet një takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës (Kërkohet burg për policin që qëlloi të riun)

Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë shtetas Klodian Rasha, është duke u zhvilluar tani në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Drejtori i ShÇBA se, dhe strukturat e tjera hetimore, po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat per hetimin objektiv te çështjes.

Ndërkohe është dërguar në Gjykate nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim masë sigurimi personal Arrest në Burg, për të dyshuarin Nevaldo Hajdaraj. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”.

Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, ndërkohë që ishte i armatosur.

Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.

Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.

/faxweb