Skip to content

Vrasja e 25-vjeçarit, protestuesit djegin kazanët e plehrave dhe shkulin tabelat

Pjesëmarrës në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha kanë djegur disa kazanë mbeturinash në urën e ish Bllokut, duke bllokuar në këtë mënyrë qarkullimin e mjeteve.

Pasi nuk u lejuan nga policia për t’u vendosur përpara kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Rasha nisi para Ministrisë së Brendshme dhe ajo nuk ndali dhe pas lajmit për dorëheqjen e ministrit Lleshaj. Ajo është organizuar nga shoqëria civile përmes rrjeteve sociale.