Për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku u mbyt me litar dhe më pas u hodh në rezervuar trupi i 26-vjeçarit Martin Çeço, ka folur motra e tij.

 

Para kamerave ajo shprehet se 26-vjeçari nuk kishte konflikte me askënd, ishte njeri i urtë dhe punëtor. Sipas saj autorët i kanë kërkuar 26 vjeçarit të dalë nga shtëpia duke kërcënuar se do i hedhin shtëpinë në erë. Ajo tregon se vëllai i saj kishte një lidhje më një vajzë nga Korça.

 

“I kanë thënë dil se do të hedhim shtëpinë në erë dhe ai ka dalë. Babai ishte në gjumë kur ka ikur vëllai nga shtëpia. Ishte i lidhur më një vajzë nga Korça rrinte në Goskove, takoheshin herë pas here në kafene. Më thoshte që e dua po ajo nuk më thotë asnjë gjë”, thotë ajo.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re