Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes së shokut të tyre Mehmet Qema mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 5 Maj.
Janë vetëdorëzuar në polici tre prej këtyre personave, ndërkohë që një ende është në arrati.
Në kërkim ishin: E. P., B.A, B.H dhe Xh.K.
Pak më herët u dorëzua Marius Dema, i dyshuar si autori i ngjarjes dhe Frenkli Myftari. Dema tha se e kishte vrarë aksidentalisht shokun e tij pasi nuk e dinte se kishte fishekë në pistoletë. Ai tha se armën e kishte gjetur viktima në rrugë.
