Shqiptari i vrarë në Belgjike pak ditë më parë kishte konflikte edhe me vjehrrin e tij.

 

Shtetasi Ilir.S., 28 vjec u gjet I vrarë pranë një motorri në pronësi të tij.

 

Ai ishte babi i një djali të vogël nga martesa me një shtetase belge.

 

Duke qënë se viktima kishte pasur mosmarrëveshje me vjehrrin e tij, policia e ka shoqëruar shtetasin Stephane V., 55 vjeç në komisariat.

 

Mediat belge thonë se ai është i dyshuari kryesor, ndonëse vete personi në fjalë i ka mohuar këto akuza.

 

Ilir, S., është qëlluar me 6 plumba dhe në këtë rast sipas kërkeses edhe të avokatit të vjehrrit të viktimes, analiza e barutit mund të jetë vendimtare për të dhënë indicia në lidhje me përfshirjen ose jo të Stephane V., në këtë histori kriminale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re