E rëndë është ajo që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Garunjas të Lushnjës.

Konflikti për pronën i ka marrë jetën 30-vjeçarit Romeo Hasalla, si dhe ka mbetur i plagosur babai i tij Shuaip Hsalla 65-vjeç dhe dy vëllezërit e viktimës, Laert Hasalla dhe Emiljano Hasalla, të dy nga 31 vjeç.

Si autorë të dyshuar janë dy vëllezërit e tjerë, K. Hasalla dhe A. Hasalla, të cilët janë kushërinj me të plagosurit dhe viktimën.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim nga policia, ku po vijon puna për kapjen e tyre.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko