Mesditën e sotme rreth orës 12:30 pritet që Gjykata e Durrësit të japë masën e sigurisë për dy personat e arrestuar, të akuzuar për vrasjen e 32-vjeçares, Luljeta Preza në Urën e Dajlanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

Sipas burimeve të ABC, dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.

Policia shoqëroi fillimisht 17 persona, mes tyre edhe dy autorët, të cilët fillimisht u lanë të lirë, por përgjuesi “i mori në qafë”.

“Shpëtuam edhe këtë herë”  mësohen të kenë thënë dy autorët pasi u lanë të lirë, e ka qenë pikërisht kjo bisedë që i riktheu përfundimisht në qeli duke pranuar më pas krimin.

Për ngjarjen janë proceduar penalisht  edhe 3 vajza të tjera, njëra prej e tyre e mitur, të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin kur është kryer krimi, por nuk e kanë kallëzuar atë në polici.

Ka qenë e mitura, që pak ditë më vonë ka kallëzuar në polici se një 24-vjeçar e ka shfrytëzuar për prostitucion. Në lidhje me këtë në pranga ka rënë Eridon Patlli, duke e çuar në 3 numrin e të arrestuarve.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re