Gjykata e shkallës së parë Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg me afat 30 ditë për të arrestuarin Paolo Mëhillin, i dyshuar si pjesëmarës në vrasjen e Valter Fjerzës në fshatin Hot i Ri.

 

Paolo Mëhilli është vëllai i autorit të dyshuar të krimit Klodjan Mëhilli, i cili tashmë është shpallur në kërkim. Bashkë me të në kërkim për këtë ngjarje vijojnë të jenë Luçian Mehilli, Aleksandër Mëhilli dhe Enton Dushaj.

 

Klevis Fierza, disa minuta para vrasjes së vëllait të tij, ishte konfliktuar ashpër me tre vëllezërit Klodjan Mëhillin, Paolo Mëhillin, Luçian Mëhillin, kushëririn e tyre Aleksandër Mëhillin dhe Enton Dushaj. Shkak i konfliktit ishte bërë debati për parkimin e një automjeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re