Një 23 vjeçar është arrestuar nga policia greke si i përfshirë në vrasjen e 39 vjeçarit Pëllumb Islami në një lokal në Athinë. 23 vjeçari është një nga anëtarët e grupit kriminal “L”, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti. Në kërkim janë edhe gjashtë anëtarë të grupit mafioz.

Sipas mediave greke, gjashtë urdhër arreste janë lëshuar ndaj anëtarëve të grupit “L” ndërsa urdhëri i shtatë ka të bëjë me një person të armatosur që ka qenë në shoqërinë e 39 vjeçarit shqiptar. Burimet njoftojnë se grupi i shqiptarëve është arratisur me një jeep luksoz pas ngjarjes.

Në fillim u raportua se shqiptari u vra aksidentalisht por sipas hetimeve, ai ka qenë objektiv. Mediat greke raportojnë se 39 vjeçari ishte anëtar i grupit me të cilin banda “L” kishte mosmarrëveshje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re