Dy ngjarje të rënda kanë tronditur Greqinë ditët e para të vitit 2024-ër, ku protagonistë kanë qenë shqiptarët.

Rasti i parë është ai i vrasjes së 41-vjeçares shqiptare e cila ishte shtatzënë në muajin e tretë, e cila u godit me thikë nga partneri i saj dhe miku i tij.

Lexo edhe :Related Posts

Ndërsa rasti i dytë ndodhi ditën e sotme ku një 50-vjeçar nga Shqipëria vrau kunatin e tij pasi e bija i tregoi se prej 9 vitesh vëllai i njerkës kishte abuzuar seksualisht, dhe së fundmi e shantazhonte me video intime.

Sa i përket vrasjes së Gjeorgjia Muratit, në një lidhje me “Skype” me emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ishte gazetari Edmond Guri, i cili jeton në shtetin fqinj.

Gazetari Guri dha detaje të reja nga vraja e 41-vjeçares, e cila sipas tij tashmë është drejt zbardhjes së plotë.

Guri theksoi se fillimisht u fol për dy pista, e para ishte ajo e mospranimit të fëmijës nga ana e partnerit, ndërsa pista e dytë ishte ajo e parave.

Sipas gazetarit fillimisht u fol për 5 mijë euro, por më pas u mësus se 41-vjeçarja e kishte informuar partnerin se në banesën e nënës së saj ndodheshin 800 mijë euro.

Pasi ka mësuar për shumën e majme partneri i 41-vjeçares shqiptare kanë nisur planet se si t’i merrnin, por kur kanë hasur në rezistencën e shqiptares e kanë vrarë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Bëjmë një përmbledhje për të dyja ngjarjet?

Edmond Guri: Siç e thatë edhe ju 2024-tra nis me një intesntitet të lartë, ku në shumë raste autorët janë me origjinë shqiptare. Ekzekutimi në formën më të keqe të mundshme të 41-vjeçares me origjinë shqiptare, madje në një mënyrë shumë të ashpër, e stisur, e mriëmenduar, duke arritur deri aty sa autori i saj tentoi për ditë me radhë të çorientonte opinionin publik, duke dhënë intervista për të humbur gjurmët. Grupi hetimor ka arritur të zbardhë ngjarjen. Kemi të bëjmë me një ngajrje si ajo e Babis i cili akuzoi shqiptarët. Fatkeqësisht 41-vjeçarja u vra natën e ndërrimit të viteve.

Brikena Prifti: Nga ana tjetër ende nuk e pranon, ndërsa bashkëpuntori e ka pranuar?

Edmond Guri: Ishin pikërisht gjurmët të mbledhura në vendin e ngjarjes, edhe spe autorët u përpoqën të mbulonin gjurmët nuk arritën t’i fshihnin të gjitha gjurmët. Ka qenë nën vëzhgim partneri i së ndierës. Policia ka inskenuar një kërkesë ndaj tij, duke i kërkuar të bëjë një verifikim dhe më pas e kanë arrestuar. Bashkëpuntori i tij është zbërthyer që në fillim.

Brikena Prifti: Ka patur dhe një kamera që tregon se të dy mbanin në duar një peshë të rëndë.

Edmond Guri: Gjatë gjithë këtyre ditëve policia ka sekuestruar të gjitha kamerat, edhe ato që kanë dalë në momentin e fundit, tregojnë dinamikën e ngjarjes, momentin e ngjarjes. Siç duket nga kamera ai ka qendruar deri në 30 minuta në shtëpi, më pas kanë marrë trupin dhe janë larguar.

Brikena Prifti: Mendohet se ka qenë një shumë parash që është bërë shkak?

Edmond Guri: Ishin dy pista që në fillim, e para dyshimi se mos partneri nuk donte fëmijën, dhe pista e dytë ishte ajo vrasje me tendencë me qëllim grabitjen. Pais ishin disa mesazhe në telefonin e së ndierës ngrinin shumë pikëpyetje. Në një bisedë me partnerin e saj bëhëj fjalë ëpr 800 mijë euro që mamaja e saj kishte në shtëpi. Në atë moment partneri i saj dhe bashkëpuntori arritën të ndërtonin skenarin, për t’i marrë këto para. 41-vjeçarja nuk pranoi, ata e vranë.

Brikena Prifti: 41-vjeçarja ishte shtatzënë, kam lexuar se ai ka patur dhe nëj martesë të mëparshme, ish-bashkëshortja ka thënë se ai ishte i dhunshëm?

Edmond Guri: Prononcimi i ish-bashkëshortes erdhi ditët e fundit. Ai ishte person i njohur nga autoritete greke, por jo me precedentë penalë. Ishite i njohur për dhunën ndaj bashkëshortes. Bashkëpuntori i tij është person me precedentë penalë.

Brikena Prifti: 41 vjeçarja kishte vetëm nënën në Greqi, do të varroset në Greqi?

Edmond Guri: Ajo që dimë është se grupi hetimor ka kërkuar nga nëna e saj të mos kenë asnjë prononcim mediatik.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re