Vrasësi i 50-vjeçarit shqiptar jashtë një karburanti në Selanik është vetëdorëzuar në polici dy ditë pas krimit.

 

Mediat greke raportojnë se ishte përfaqësuesi i tij ligjor ai që e bindi të dorëzohej, ndërsa autori mësohet se është shtetas shqiptar 45-vjeçar, baba i tre fëmijëve.

45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i konfliktit dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re