Skip to content

Vrasja e 62-vjeçarit nga djali në Shënavlash, Policia arreston një person tjetër, dyshohet se është bashkëpunëtor në krim

enver balla esmerald balla vrasje durres krim ne familje

Policia ka vënë në pranga një tjetër person në lidhje me ngjarjen e rëndë në Durrës, ku 62-vjeçari Enver Balla u vra nga djali i tij, Esmerald Balla, i cili pasi e ekzekutoi me armë zjarri, e hodhi në një pus pranë banesës.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar një 25-vjeçar të identifikuar si Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin të transportojë trupin e pajetë të të atit.

Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

 

Njoftimi i policisë:

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 62-vjeçarit.

Vihet në pranga shtetasi që ndihmoi autorin e vrasjes së babait të tij, në fshatin Shënavlash, për të transportuar trupin e pajetë duke e hedhur në një pus.

Në vijim të veprimeve hetimore të pandërprera, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Shënavlash, ku djali vrau me armë zjarri babain e tij dhe e deklaroi të larguar nga banesa, duke pretenduar se kishte humbur kontaktet me të, veprimet janë intensifikuar dhe si rezultat është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i bashkëpuntorit të tij, shtetasit E. B., 25 vjeç, banues në Sektor Rinia, Durrës.

Ky shtetas, i cili kishte lidhje shoqërore me autorin E. B., dyshohet se ka bashkëpunuar me të në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e E. B., u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Për sa më sipër, ky shtetas u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“”