Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga vrasja e Mateos 8 vjecar, të tjera detaje dalin në dritë. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve.

Mësohet se disa deklarata të dhëna nga autori i ngjarjes, Klodian Calamani, përpara se të zbulohej trupi i pajetë i 8 vjecarit, janë të njejta me ato të gruas, e cila sipas burimeve, është e madhe në moshë dhe banon fare pranë shtëpisë së 8 vjecarit dhe asaj të autorit të ngjarjes.

Po të njejtat burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht i njejti person ai që i ka thanë familjarëve të Mateos se një makinë kishte kaluar në rrugën pranë shtëpise e ndoshta mund të kishte lidhje me humbjen e Mateos, e njejta deklaratë dhënë nga autori. Gruaja për të cilën familjarët kanë dyshime pritet të merret në pyetje nga grupi i hetueve për të hedhur dritë jo vetëm mbi ngjarjen por edhe nëse ka pika kontakti me autorin e saj që mund ta përfshijnë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re