Vrasja e një adoleshenti në greqi 15 vite më parë ka ndezur revoltat e rinisë në Athinë dhe Selanik këtë të mërkurë, në një ditë përkujtimore kundër arbitraritetit të policisë.

 

Ngjarja ka ndodhur në 6 dhjetor të vitit 200, kur u vra 15 vjeçari Alexis Grigoropoulos, i cili teksa po kthehej nga një festë u përfshi në një sherr me dy policë. Njëri nga policët e qëlloi me armë të pafajshmin Grigoropoulos.

 

Demonstruesit fillimisht u mblodhën sot në sheshin e Kamarës dhe më pas nisën marshimin nëpër rrugët kryesore të qytetit.

 

Në Athinë, një grup personash dogjën kazanët e mbeturinave në rrugën Benaki dhe thyen xhamat e dy dyqaneve në Exarchia, ndërsa më herët u vunë flakën edhe kazanëve në lartësinë e Hipokratit.

 

Më pas një grup anarkistësh u shkëputën nga marshimi dhe sulmuan me gurë dhe kokteje molotovi forcat e policisë që ndodheshin pranë demonstruesve. Forcat e policisë u kundërpërgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re