Kryetari i PD-s, Lulzim Basha ka nderuar policin e vrarë në Kosovë në orët e para të mëngjesit të së dielës (24 shtator).

Basha shkruan se sot është në zi çdo shqiptar, jo vetëm Kosova për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit Afrim Bunjaku.

Reagimi i plotë:

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nderon ditën e zisë për policin e vrarë në Kosovë

Jo vetëm Kosova por çdo shqiptar sot është në zi për vrasjen në krye të detyrës së rreshterit të Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Nderim për jetë Afrim Bunjakut, dëshmorit më të ri në altarin e heronjve të Kosovës së lirë dhe sovrane në të cilën askush nuk mundet më të luajë me jetën, dinjitetin dhe sigurinë e qytetarëve të saj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re