Mikel Selimaj, 49-vjeçari shqiptar, i dyshuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Altin Arapaj në Rafinë të Greqisë, është arrestuar nga policia në një apartament të marrë me qira ditore.

Viktima, Altin Arapaj

Ai u gjet pak pas mesnatës së të enjtes (23 Maj) duke fjetur sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sipas informacioneve, policia është njoftuar nga pronarja e apartamentit pasi mendonte se diçka i kishte ndodhur qiramarrësit pasi ai nuk kishte treguar shenja jete që nga mëngjesi.

Pasi shkuan në vendngjarje, polica greke arrestoi shqiptarin, i cili u dërgua në paraburgim dhe po merret në pyetje.

Viktima, përpara se të vdiste, e kishte telefonuar gruan e tij dhe i kishte treguar emrin burrit që e qëlloi në fytyrë.

Bashkëshortja e tij arriti që nëpërmjet një aplikacioni të posaçëm të gjente vendndodhjen e telefonit celular të 41-vjeçarit dhe njoftoi policinë.

Duhet theksuar se autori dhe viktima kanë qenë duke u hetuar nga autoritetet greke për raste droge.

LEXONI EDHE: Arrestohet autori i vrasjes së shqiptarit në Greqi, 41-vjeçari para së të ndërronte jetë telefonoi gruan dhe i tregoi emrin! Dyshimet pse ndodhi krimi

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko