Vrasja në burgun e Peqinit shkaktoi një reagim shumë të fortë publik, për sigurinë në këto institucione.

I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, vrau Arben Lleshin dhe plagosi Ilir Shaqjan me një armë e cila nuk dihet ende si u fut në këtë institucion të sigurisë së lartë.

Lexo edhe :Related Posts

Lidhur me këtë ngjarje ka folur edhe ish-drejtuesi i9 burgut të Peqinit, Faik Basha. I ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, Basha ka analizuar ngjarjen, duke filluar që me historinë e Mjacajt.

“Të dy këta të dënuar janë të dënuar që kanë kryer vrasje më parë. Sokol Mjacaj dihet që ka pasur një histori të dhimbshme kur është dëgjuar nga gjithë shqiptarët për të gjitha veprat që ka kryer. Dyshohet që vrasja e parë të jetë ajo e një fëmijë 13 vjeç, kur ky ishte 15 vjeç dhe për shkak të moshës nuk është dënuar maksimalisht. Ai ka dalë nga sistemi pa u rehabilituar. Pas daljes nga ky isntitucion, ka  vazhduar aktivitetin e tij, grabitjen dhe vrau dy turistë çekë”, tha Basha.

Ai është ndalur më pas edhe tek problematikat në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe ka vënë në dukje se ndërrimi i stafeve me ndërrimin e pushteteve sjell cenimin e sigurisë.

“Ka qenë një traditë që funksiononte,që me ndërrimin e pushteteve ndërroheshin stafet. Ky është një dëm qeë i është bërë sistemit të sigurisë prej vitesh. Pushteti që vjen kap çdo institucion që mundohet ta përdorë në shërbim të përfitimeve personale. Ajo që ka ndodhur tjetër është që është edhe ndërrim zyrtari, apo drejtori  të përgjithshëm, shkatërron gjithë hierarkinë e sintitucioneve. Instiucionet e sigurisë kanë një peshë të jashtëzkonshme për jetëgjatësinë në atë detyrë, janë njerëz që investohet në ata, me trajnime, kanë eksperiencë. Një njeri që sapo merr detyrën e ka të pamundur të menaxhojë sistemin pa pasur eksperiencën dhe trajnimet e duhura”, u shpreh ai.

Basha ka folur edhe për armën me të cilën Sokol Mjacaj kreu vrasjen, teksa ka vënë në dukje se siguria ka ceduar në disa nivele.

“Është një armë mulli e cila mund të çmontohet dhe i mban gëzhojat brenda, është precize pasi nuk bën shkrepje boshe. Të gjitha armët çmontohen dhe montohen. E nisa me këtë për të treguar në çfarë gjendje janë burgjet. Institucioni ka një sërë sigurie. Ka sigurinë e lartë, ka sigurinë e jashtëzakonshme, ka paraburgim dhe sektor për persona që kërkojnë një kujdes të veçantë. Trajtimi është i njëjtë, thjesht pjesa e sigurisë ka disa elementë të tjerë. Skema e sigurisë është e njëjtë për të gjithë institucionin.

Dy janë elementët që mbajnë një siguri, infrastruktura dhe pjesa tjetëer është burimet njerëzore. Sa i përket infrastrukturës nuk ka ceduar gje. Ka ceduar te burimet njerëzore. Mund të ketë bashkëpunim, janë të gjitha hipotezat derisa të sqarohet”, tha Basha.

“Po të shikosh ngjarjen ka pasur neglizhencë në shumë nivele të sigurisë, duke filluar që pjesa e brendshme që të pjesa e hyrje daljeve, që te pjesa e kontrollit në zonën ajrore, te pjesa e sendeve që hyjnë brenda. Drejtori i institucionit ka ngritur një pikëpyetje të madhe, pasi thotë se burgu ishte kthyer në një hotel. Ndërhyrjet që ishin bërë ne dhomat e banimit kishin vështirësuar kontrollin, vendosja e shumë pajisjeve brenda dhomës ka bërë të pamundur kontrollin.

Alibia që ka ngritur Sokol Mjacaj nuk është e besueshme, pas një sherri thotë ai, unë kam marrë një hap, por të shikosh gjendjen ekonomike që ndodhet familja e tij kjo të bën të dyshosh që vrasja është e porositur. Një i dënuar ka ngritur dyshimet që ka gjetur disa letra ndër vite që nëse merr përsipër ekzekutimin e këtij të dënuari, jepen 200 mijë euro”, tha Basha./

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re