Dy ditë pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në muajin prill të 2023, doli para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij. Sipas avokatit që ju caktua nga shteti, Saraiva mohoi të ketë lidhje me ngjarjen dhe se gjithçka e kishte mësuar nga mediat. Sipas tij, ai nuk kishte njohje me biznesmenin Ardjan Nikulaj dhe se ai kishte qenë në Shqipëri për pushime. Seanca gjyqësore e cila zgjati vetëm pak minuta u zhvillua paraditen e sotme nën masa të rrepta sigurie ku portogezit iu komunikua masa e arrestit me burg.

Kujtojmë se vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut disa ditë më përpara. Mes Shqipërisë dhe Marokut nuk ka një marrëveshje ekstradimi, por për këtë gjë u desh ndërhyrja e Interpolit dhe vetë ministrit të Brendshëm Taulant Balla i cili ka komunikuar me homologët në Marok.

Madje para pak ditësh në Shqipëri ka mbërritur edhe celulari i portugezit ku pritet që të ndihmojë hetuesit për të zbardhur rolet dhe të gjejë prova për vrasjen e 51-vjeçarit Nikulaj.

Si porostitës i vrasjes dyshohet të jetë Edmond Haxhia i arrestuar në Britani. Vrasja ka si motiv gjakmarrjen mes dy fiseve, Nikulaj dhe Lekstakaj që ka nisur vite më parë dhe ka marrë disa jetë.

Në dhjetor u ekzekutua me breshëri plumbash Etjan Nikulaj, kushuriri i Ardianit. Ndërkohë në muajin korrik në Balldre të Lezhës u vra Nikolin Lekstakaj./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re