Arrestohet në Britani Harry Simpson, shtetasi anglez që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulajt. Bizmesmeni u ekzekutua në Prill të këtij viti teksa po pinte kafe në lokalin e tij në Shëngjin. Arrestimi i britanikut është bërë në një banesë në Londër dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në bashkëpunim me pesë persona të tjerë (në rolet e porositësit, ekzekutorit dhe 3 bashkëpunëtorëve të tjerë), ka qenë i implikuar në vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, të kryer në Shëngjin më datë 19 prill të vitit 2023.

Më herët janë arrestuar edhe pesë persona të tjerë jashtë territorit shqiptar, pasi pak orë pasi u krye edhe vrasja në Shëngjin, janë larguar nga territori shqiptar. Mes të arrestuarve është edhe porositësi i vrasjes për hakmarrje, Edmond Haxhia. Ai akuzohet si organizator, porositës dhe financues i krimit.

Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt. Fisi Lekstakaj kishte një konflikt me Nikulajn që prej vitit 1997. Emrat e personave të përfshirë në krim janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva (shtetas portugez, vrasësi) dhe 4 britanikët Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt e Harriet Bridgeman.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re