Skip to content

Vrasja e Artan Myrtajt në Sarandë/ Me skafandër motori dhe me dy pistoleta silenciator, dalin pamjet e autorit në momentin e ekzekutimit të 44-vjeçarit (FOTO)

vrasesi i ARTAN MYRTAJT SARANDE

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar për News24 foto të autorit të dyshuar për vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj, ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Sarandë.

Në fotot e siguruara, autori shfaqet i maskuar me skafandër në kokë, i veshur me një xhup të gjelbër dhe pantallona të zeza. Në duar mban dy armë zjarri.

Sipas pamjeve dhe informacionit të publikuar nga News24, autori fillimisht ka qëlluar me një pistoletë të pajisur me silenciator. Pasi arma dyshohet se është bllokuar, ai ka përdorur pistoletën tjetër që mbante në dorën e djathtë.

Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të vrasjes së 44-vjeçarit.

Pamjet e kamerave të sigurisë konsiderohen një prej provave që po analizohet nga grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e atentatit dhe lëvizjet e autorit para dhe pas ngjarjes.