Skip to content

Vrasja e Astrit Kalasë, ish-kreu i KLP: Të armatosim gjyqtarët dhe prokurorët

Alfred Balla 640x375 1

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës, në mes të sallës së gjyqit, teksa po jepte vendimin e marrë, ka shkaktuar reagime të shumta, duke sjellë dhe kërkesa të kolegëve të tij për sigurinë e tyre. 

I ftuar në Klan News, ish-Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, propozoi që gjyqtarët dhe prokurorët të pajisen me armë personale për vetëmbrojtje.

Më tej, Balla e krahasoi këtë propozim me rastin e oficerëve amerikanë që janë të pajisur me armë edhe jashtë orarit të shërbimit, apo dhe në vendin tonë si ata të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
“Ke oficerët e policisë gjyqësore, si mund t’i çosh në vendngjarje? Pastaj, amerikanët budallenj janë? Edhe BKH-ja, femra e meshkuj janë të pajisur me armë. Është njësoj si FBI-ja”, tha ai.
Sipas Ballës, nuk e konsideron rikthimin e armëve me detyrim, por si një sigurim shtesë për jetën e gjyqtarëve apo prokurorëve, për të gjithë ata që e kanë si dëshirë dhe e ndjejnë të nevojshme.
“Unë personalisht jam për rikthimin e armëve, kush do, jo me detyrim”, tha ai.