Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Izet Haxhinë.

Izet Haxhia është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.

Ish-deputeti Azem Hajdari u qëllua jashtë godinës së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.

Për një kohë të gjatë Haxhia qëndroi në arrati jashtë vendit, për tu ekstraduar disa kohë më parë nga Turqia.

Haxhia është akuzuar si njeriu që çoi në pritë Azem Hajdarin, ndërkohë që vazhdimisht ka hedhur akuza në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol. Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi. Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj.

Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD. Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin”, ka thënë Haxhia gjatë një seance në gjykatë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re