Ngjarja e rëndë në Shënvlash, Durrës ku fëmijët vranë dhe groposën babain e tyre, Pëllumb Meta, 50-vjeç ka tronditur mbarë opinionin publik.

I ftuar në “Open” në News 24, ish-prokurori, Eugen Beçi është shprehur se ky krim ka diçka që e përjashton krimet e tjera që kanë ndodhur brenda familjes dhe që është mënyra se si është fshehur trupi.

“E bën më të rëndë krimin ose të tërheqë vëmendjen e opinionit publik, mënyra e fshehjes. Këto lloj krimesh kanë dy rezultate autorët e këtyre veprave penale në familje ose vrasin veten ose vetëdorëzohen.

Prandaj bie në sy ky rast sepse bën përjashtim nga rregulli. Kanë fshehur kufomën, kanë bërë kallëzim të rremë për zhdukjen e babait të tyre. Sa i përket krimit që kryhet brenda familjes kur është në kushtet e tronditjes së fortë psiqike, kemi rezultatin e autorëve ose të kapur ose të vetëvrarë. Cilido qoftë arsyeja, është dhunë në familje”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re