Ka nisur gjykimi në mungesë për Jemin Sherën i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur në 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Gjykata relatoi se Shera nuk është gjetur pavarsisht  kërkimeve që janë bërë nga policia. Në banesën e Jemin Sherës në Zallherr nuk ka pasur asnjë person.

Vëllai i të pandehurit ka theksuar para hetuesve nuk kishte dijeni për vendodhjen e tij dhe prokuroria kërkoi që të niste procesi në munges, gjë e cila u pranua nga gjykata.

Emri i Jemin Sherës është regjistruar për herë te parë nga SPAK në datën 29 mars 2022, si një nga të dyshuarit e vrasjes së Behar Sofias. SPAK relatoi në gjykatë se Shera e ka marrë porosinë nga persona ende te paidentifikuar dhe me pas ka krijuar Grupin Kriminal.

Ata e kanë e kanë vëzhguar Behar Sofian për 6 muaj deri në momentin e ekzekutimit.

Prokuroria tha se ka 168 prova shkresore, kërkon 16 dëshmitarë dhe po ashtu 5 bashkpandehurve, Bujar Leza, Xhuliano Visha, Skender Vathi, Leonard Xhixha dhe bashkpunotori i drejtësisë Ernejt Shyti.

SPAK dorëzoi në gjykatë 3 aktekspërtime telefonike të reja, që nuk ishin sjellë më herët në në gjykatë. Trupa gjykuese pranoi provat e SPAK ndërsa avokati i Jemin Sherës tha që do të bëjnë prapësime mbi provat e prokurorisë. Seanca e radhës u la në 26 Janar ora 12 ku do të dëgjohen nga gjykata 5 dëshmitarët e parë.

Për 4 të bashkëpandehurit SPAK ka kërkuar nga 30 vite burg ndërsa për bashkpuntorin e drejtësisë Ernejt Shyti ka kërkuar 7 vite. Vendimi ende nuk është dhënë sepse nuk ka përfunduar mbrojtja. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re