Skip to content

Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt/ Arrestohen në Angli dy britanikët dhe Edmond Haxhia

Edmond Haxhia, financuesi dhe porositësi  i atentatit të biznesmenit Ardian Nikulaj është arrestuar nga autoritetet britanike.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe dy shtetasit britanik,  Thomas Mithan dhe Stephten Hunt.

 

Arrestimi i tyre u bë pasi u shpallën në kërkim ndërkombëtar  nga autoritetet shqiptare.

 

Ndërkohë vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë britanik, që ishin bashkëpunëtor në krimin e rëndë.

 

Kërkimet vijojnë edhe për arrestimin e portugezit Ruben Saraiva i cili kreu krimin.