Vrasja e biznesmenit italian Edoardo Sarchi, dorëzohet në Policinë e Gjirokastrës autori i dyshuar

GJIROKASTËR- Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Dorëzimi i tij është bërë në Policinë e Gjirokastrës.

Ai u dorëzua bashkë me armën e krimit, pas negociatave me Policinë.

Hetimet e prokurorisë ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit.