Gjykata e Apelit Penal e Patrës ka vendosur ditën e djeshme burgim të përjetshëm për një 36-vjeçar shqiptar, i cili është shpallur fajtor për vrasjen e një pronari karburanti.

Vrasja ndodhi në 2013, teksa shqiptari po tentonte që të grabiste në karburantin e tij në Kato.
Gjykata e shpalli fajtor edhe për një sërë veprash penale, si tentativa e grabitjes ndaj viktimës, për tentativën e vrasjes së kryer më 25 shkurt 2013 në Gastouni ndaj punonjësit të karburantit të atëhershëm 26-vjeçar, pasi autori qëlloi dy herë, si dhe fajtor për armëmbajtje.

Konkretisht ai është dënuar përjetë për vrasjen, 12 vite për tentativë vrasje ndaj punonjësit, 5 vite për grabitje me armë, dhe 2 vite për armëmbajtje pa leje.
Arrestimi i 36-vjeçarit u bë në verën e vitit 2023 në Serbi, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij nga autoritetet gjyqësore të Greqisë.
Sipas mediave greke, pas ngjarjes në 2013, ai u arratis drejt Shqipërisë, nëpërmjet Zakynthos.
Ndërkohë vetë ai para trupës gjykuese, ka mohuar çdo akuzë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re