Detaje te reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, pasditen e së premtes në zonën e Selitës, në Tiranë.

 

49-vjeçari u qëllua me 9 plumba brenda një lokali vetëm pak minuta pasi kishte mbërritur aty. Burime bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e Papës.

 

Ndërsa kamerat e sigurisë së zonës kanë fiksuar momentin kur ndodhi ngjarja. Autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49-vjeçarit, e më pas është larguar sërish i vetëm.

 

Vrasësi mbetet ende i paidentifikuar nga policia, teksa grupi hetimor ka shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes. Gjithashtu janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë, jo vetëm të vendit të krimit, por edhe subjekteve pranë, për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

 

Edhe motivet e krimit mbeten të paqarta, ndërsa pista kryesore ku po hetohet është ajo e konflikteve të pronësisë.

 

Edmond Papa me origjinë nga Fieri prej shumë vitesh jetonte në Sarandë. Në qytetin bregdetar ai ishte pronar edhe i një hoteli luksoz. 49-vjeçari ka pasur precedentë penalë edhe në Greqi ku ka qenë i dënuar për trafik droge.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re