7 muaj  pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, autoritetet marokene i kanë përcjellë palës shqiptarë celularin e Ruben Saraivës, 28-vjeçarit portugez i cili kishte rolin e ekzekutorit në eliminimin e biznesmenit.

 

Zbërthimi i komunikimeve të portugezit me anëtarët e tjerë të grupit të vrasësve me pagesë, katër britanikë dhe porositësi Edmond Haxhia pritet t’iu shërbejë hetuesve për të pasur më shumë prova të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

 

Nga ana tjetër, autoritetet marokene, të cilët arrestuan Ruben Saraivën i kanë kërkuar drejtësisë dhe policisë shqiptare prova shtesë në kërkesën e tyre për ekstradim të portugezit.

 

Përmes Ministrisë së Drejtësisë pritet të dërgohen në vijim materiale të tjera të hetimeve të muajve të fundit mbi ngjarjen, me të cilat do të synohet ekstradimi i Saraivës në Shqipëri.

 

Të arrestuar në Britani të Madhe janë pjesa tjetër e grupit criminal: Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi në Shqipëri.

 

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit, teksa ishte ulur në lokalin e tij. Ekzekutori pasi e qëlloi 7 herë me armë u largua me motor.

 

Sipas prokurorisë Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit ndaj biznesmenit Nikulaj për hakmarrje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re