Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, i cili u ekzekutua në ambientet e lokalit të tij.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha thotë se vrasja e tij erdhi vetëm 3 ditë pasi kryeministri Edi Rama hyapi fushatën zgjedhore në Lezhë.

Sipas tij, viktima kishte dalë hapur kundër kandidaturës së Pjerin Ndreut në Lezhë. Berisha shtoi se kjo ngjarje ka sfond politik dhe lidhje direkte me qeverinë.

Reagimi i Berishës:

Rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, sot ditën për drekë u ekzekutua në lokalin e tij biznesmeni dhe eksponenti i PSD-së, ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 dhe kandidat për këshilltar në këto zgjedhje i kësaj partie Ardian Nikulaj. Ky krim i shëmtuar ndodh tre ditë pasi Edi Rama hapi fushatën në Lezhë dhe pasi viktima, i ndjeri Nikulaj, kishte bërë të qartë publikisht se ai ishte kundër kandidaturës së Rilindjes, Pjerin Ndreu, duke dalë kështu haptazi kundër aleancës Rama-Doshi dhe linjës zyrtare të partisë së tij. Ndërkohë mësohet se ditët e fundit ai ka marrë kërcënime të përsëritura nga mjedisi banditesk i kriminelëve elektoral Manja-Ndreu, drejtues (kapobanda) kryesore të Rilindjes për Qarkun e Lezhës.

Duke i shprehur ngushëllimet familjes së të ndjerit, PD dënon me ashpërsinë më të madhe ekzekutimin e politikanit lokal dhe biznesmenit Ardian Nikulaj si një akt të shëmtuar kriminal në fushatë elektorale dhe me sfond politik nga falangat e krimit të lidhura direkt me qeverinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re