Gjykata e apelit të Tiranës ka dhënë masën e sigurisë të arrestit të shtëpisë për Pajtim Rrushin, një prej të dyshuarve në vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Nga ana tjetër Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për të dyshuarin kryesor Fredi Rrushi.

Vrasja e biznesmenit dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës, ndërkohë që ende nuk është gjetur makina me të cilën u çua trupi i Ruzhdi Hoxhës drejt Dajtit.

Vendimi i plotë i Apelit:

Me datë  24.10.2021, në Tiranë, shtetasi me iniciale S.H ka raportuar se ka humbur kontaktet me babin e tij. Pas disa ditësh gjëndet i pajetë në zonën e Dajtit, trupi i biznesmenit me iniciale R.H. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale janë personat me iniciale F.Rr dhe P.Rr.

Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit për personi nën hetim  F.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  78, 278, 303  i  Kodit Penal si dhe për personin nën hetim P.Rr, i dyshuar për kryerjen e veprës   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”, parashikuar nga neni  301 dhe  303  i  Kodit Penal .

Me vendimin nr. 1999 Akti, datë 10.11.2021 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

-Për personin nën hetim F.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “ Vrasje me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

-Për personin nën hetim P.Rr caktimin e masës së sigurimit  “Arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave   penale “Veprime që pengojnë zbulimin e se vërtetës” dhe “Fshehje ose asgjësimi i kufomës”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim F.Rr dhe P.Rr..

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1120 , date 07.12.2021 vendosi:

-Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim F.Rr. Miratimin e Vendimit nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane lidhur me personin nen hetim P.Rr.

-Ndryshimin e vendimit Nr.1999 Akti, datë 10.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane duke caktuar si masë sigurimi ndaj personit nën hetim P.Rr atë të “Arrest në Shtëpi”, parashikuar nga neni 237 K.Pr.Penale.

-Urdhërohet qëndrimi i personit nën hetim P.Rr ambientet e banimit në adresën.

-Urdhërohet lirimi i menjëhereshëm i personit nën hetim P.Rr, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale. Ngarkohet Organi i Prokurorisë për ekzekutimin e këtij vendimi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re