Skip to content

Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, policia shoqëron një person të dyshuar

Një person i dyshuar është shoqëruar në polici për vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi , i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar në Tepelenë.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur momentin kur viktima ishte duke u futur në apartamentin ku ai banonte.

Ndërsa për autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë qëlluar janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.

Ndërkohë këtë të mërkurë fqinjët e viktimës thanë se Çajup Selimi ishte njëri i rregullt dhe punëtor.