Skip to content

Vrasja e “Daku”-t nga kunati i Altin Hajrit, Berisha: Viktima, dëshmitar i copëtimit të Jan Prengës! Krimi u porosit për të mbyllur çështjen

Sali Berisha ka deklaruar se vrasja e Alfred Dedjas, krimi i ndodhur pasditen e djeshme (1 Dhjetor) në një lokal të njohur në Ndroq, është bërë me porosi për të mbyllur çështjen zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës, i cili për herë të fundit u filmua nga kamerat e kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Kreu i PD-së u shpreh se 50-vjeçari Alfred Dedja ishte dëshmitar i copëtimit të Jan Prengës, pasi në atë kohë ishte menaxher i “Golden”, duke shtuar se “ishte njeriu që dinte gjithçka”.

Por, Berisha theksoi se “për Jan Prengën u akuzuan kamarierët e Altin Hajrit”, duke shtuar se ky i fundit dërgoi kunatin e tij, Julian Gjoshi, për të kryer vrasjen.

Deklarata e Berishës:

Çështja e dytë për të cilën jam sot para jush, dje mbasdite u ekzekutua publikisht në Ndroq dëshmitari i copëtimit të Jan Prengës, njeriut që dinte të gjitha.

Ai, Dedja, kishte qenë menaxher i lokalit të Altin Hajrit.

Imagjinoni ju një moment, njeriu që e kishte liruar nga burgu këtë Julian Gjoshin, që kishte ngritur shtetin në këmbë për ta liruar, tani e urdhëron në një akt in-ekstremis, të vrasë në publik dëshmitarin e vetëm të mundshëm të copëtimit makabër të trupit të Jan Prengës.

E gjitha kjo një vepër shtetërore mafioze.Mafia me shtetin të bashkuar.

E gjitha kjo për të mbyllur aferën, sepse ju e dini se për Jan Prengën u akuzuan kamerierët e Altin Hajrit, kurse Altini është i lirë, Altini tani pastron oborrin dhe u detyrua në fund të nisë kunatin e tij të kryejë vrasjen publike.

Vrasja mafioze e djeshme është dëshmi e funksionimit si një sipërmarrje e përbashkët e shtetit me krimin, e mafies me shtetin.

“”