4 të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmi do të qëndrojnë prapa hekurave. Dhoma penale e gjykatës së Tiranës caktoi masat e arrestit me burg për ekzekutorin e dyshuar grekun Efthimoiu Ethmious si dhe për 3 anëtarët e tjerë të grupit të cilët sipas prokurorisë krijuan kushtet e nevojshme për ekzekutimin e Kasmit.
 
Para gjykatës 4 të arrestuarit mohuan akuzat ndërsa i dyshuari si ekzekutor ish speciali i policisë greke Eftimios Eftimiu ofroi dhe garanci pasurore por  kjo nuk e bindi gjykatën e cila në vendimin e saj i la të gjithë në burg.
 
Nga ana tjetër Avokati Visha pretendoi se klienti i tij ndodhet në Shqipëri si turist dhe ka hyrë në mënyrë të rregullt.
 
4 të arrestuarit u kapën në një shtëpi në Kodër Mëzez e cila shërbente dhe si bazë e grupit. Nga ana tjetër për ngjarjen e rëndë është shpallur në kërkim Aurel Hoxhallari i cili dyshohet si organizator i vrasjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re