Prindërit e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari pranë shkollës Fan Noli, i adresuan sot një letër institucioneve shqiptare dhe ambasadës së SHBA-së që të kryejnë hetimet për vrasjen e djalit të tyre.
Në letër familja e Martin Canit tha se sipas tyre, vrasja e djalit të tyre nuk po zbardhet qëllimisht për të manipuluar ngjarjen dhe për të shpëtuar fajtorët.
Ata kërkuan ndihmë nga e Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, për ndjekjen me seriozitet të veprimeve të institucioneve ligjzbatuese shqiptare që të zbardhin ngjarjen plotësisht, e të vënë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në krim të drejtpërdrejtë dhe ata që janë në mbrojtje të krimit.
Lidhur me këtë çështje foli sot në emisionin “Open” në News 24 ish-oficeri i policisë Arben Hajdarmataj. Ai tha se duke lexuar letrën e prindërve të Martinit vë re dy momente.
Sipas tij si fillim prindërit e Martinit kërkojnë së pari veprim moral nga institucionet, minimumi dorëheqja e drejtorit të shkollës deri te ministrja e arsimit. Së dyti ata kërkojnë hetim transparent për djalin e tyre.
Hajdarmataj tha se ka dyshime për hetimet që janë bërë dhe nëse ka tendenca që çështja të manipulohet. Ai tha se mund të jenë përfshirë persona me ndikime. Sakaq ai theksoi se nuk ka informacione se kush mund të fshihet pas.
Arben Hajdaramataj: Unë shoh dy momente te letra, një moment kërkohet veprim moral i institucioneve minimum dorëheqja. Ata kërkojnë minimumi një drejtor shkolle qoftë të mos jetë më në atë post. Deri te ministrja që duhet të japë dorëheqjr.
Pjesa e dytë është çështja e hetimit qe ngre debat që ne merremi përditë më të. Çështja është nëse realisht ka dyshime për drejtësi dhe hetimet që janë bërë dhe nëse ka tendenca që çështja të manipulohet.
Mund të jenë përfshirë person me ndikime, nuk kam informacione se kush mund të jenë. Të jep përshtypjen se kjo çështje nuk është hetuar mirë.
Djali i plagosur thotë se kam një plagë në shpatull, ne nuk kemi një akt eksertize që tregon se janë 1 apo 2, 3 , 4 plagë. Mos mendo se prokuroria është kaq e virgjër që nuk manipulon.
