Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Eduart Lamajn dhe me 33 vite burg për Ilir Likaj (Xhepaj) të akuzuar për vrasjen e dy miqve të Ervis Martinaj, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në një lokal në Gjorm të Kurbinit.

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1119-130, datë 18.10.2022 ka vendosur:

 

1.Deklarimin fajtor te te pandehurit E. L, per kryerjen e vepres penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me burgim te perjetshem.2. Deklarimin fajtor te te pandehurit E.L per kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shperthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 7 (shtate) vjet burgim.3. Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal, ne caktim te denimeve per disa vepra penale, denimin perfundimisht te te pandehurit E. L per vepra penale te parashikuara nga nenet 79, germa “dh” e 25 dhe 278/1 te Kodit Penal, me burgim te perjetshem.4. Vuajtja e denimit per te pandehurin E. L te filloje nga data e arrestimit te tij 23.06.2020 dhe vijimi i denimit me burgim te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.5.Deklarimin fajtor të të pandehurit I. L (Xh), për kryerjen e vëprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilesuese”, parashikuar nga neni 79, germa “dh” e Kodit Penal dhe denimin e te pandehurit mbi bazen e kesaj dispozite me 33 (tridhjete e tre) vjet burgim.6.Vuajtja e denimit per te pandehurin I. L (Xh) te filloje nga data e arrestimit te tij 28.06.2020 dhe pjesa e pavuajtur e denimit te caktuar te vuhet ne nje burg te sigurise se larte.

 

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bërë nga:

 

– I pandehuri me iniciale E.L, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit për sa i përket veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve luftarake dhe municioneve” dhe prishjen e vendimit dhe pushimin e cështjes për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, pasi fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie.

 

– Si dhe i pandehuri me iniciale I. L (Xh), i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, deklarimin e pafajshëm të tij.

Gjithashtu, ndaj këtij vendimi kanë ushtruar ankim trashëgimtarët e viktimës të ndjerit P. Gj (M), të cilët kanë kërkuar ndryshimin e vendimit duke e dënuar me burgim të përjetshëm të pandehurin I. L (Xh).

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 11.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe znj. Emona Muci, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimi nr. 1119 – 130, datë 18.10.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.– Mospranimin e ankimit të ushtruar nga trashëgimtarët e viktimave A dhe N. Gj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re