Policia e Krujës ka dhënë informacionet e para në lidhje me krímin e rëndë që ka tronditur vendin.

Dy vëllezër janë ekzekutuar pranë shtëpisë së tyre në fshatin Gramëz.

Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi 24 vjeç janë qëlluar për vdekje rreth orës 22:25 minuta.

Policia thotë se po kërkon autorët.

Policia Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, Krujë, në rrethana ende të paqarta janë plāgosur më armē zjarri shtetasit G. B., 34 vjeç, dhe Xh. B., 24 vjeç, (vëllezër), të cilët janë dërguar në spital, por rrugës kanë ndërruar jetë

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shkuar dhe forca të DVP Durrës dhe FNSh e Tiranës ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Menjëherë është ngritur Grupi hetimor dhe në ndihmë të tyre janë nisur dhe Specialistët e Krímeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kríminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re