Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se policia është duke hetuar grupin Duka lidhur me vrasjen e Erigers Mihasit në kryeqytet.

Lala tha se konflikti në fakt ka në qendër vëllezërit Duka dhe Ervis Martinajn, ndërsa Mihaj ka qenë krahu  i djathtë i tij. Sipas gazetares, në pamundësi për të arritur tek Martinaj, ata kanë ekzekutuar bashkëpunëtorët e tij.

“Çfarë dyshon policia? Policia është duke hetuar grupin kriminal të drejtuar nga Leonard Duka, i shpallur në kërkim si vrasësi i Santiago Malkos. Fatkeqësia më e madhe është që disa nga kamerat e bashksië nuk kanë funksionuar sepse rruga është në ndërtim dhe ky është problemi më i madh”, tha Lala.

Më tej gazetarja pohoi se në fakt konflikti ishte mes Martinajt dhe vëllezërve Duka, që më herët kishin qenë bashkëortakë në veprimtaritë e lojërave të fatit.

“Duke qenë se klani Duka arriti të dështonte për të vrarë Ervis Martinajn, kishin marrë informacione për të, kishin rekrutuar edhe një IT, duke qenë se nuk arritën tek Martinaj vranë Santiago Malkon. Dhe mendohet se i njëjti grup kriminal që kanë një të dyshuar Fatmir Hyseni, mendohet se kanë goditur Erigers Mihasin”, tha Lala.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme doli në dritë dhe një dëshmi e dhënë nga miqtë e Mihasit, të cilët deklaronin se viktima prej kohësh ishte i kujdesshëm dhe nuk i frekuentonte mjediset publike.

E megjithatë autorët e kanë mbajtur Mihasin në monitorim, dhe e qëlluan me breshëri plumbash, pavarësisht se në makinë ndodhej dhe Armando Dumani, që nuk ishte në planin e vrasësve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re