Ministri i Brendshëm Taulant Balla është nisur drejt Kosovës për të marrë pjesë në homazhet që do mbahen për e efektivin e vrarë, Afrim Bunjaku.

Homazhet do të nisin në orën 12:30, në amfiteatrin e Biblotekës Kombëtare.

Në përkujtimore do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë

“Nën patronatin e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës, me rastin e rënies heroike në kryerje të detyrës në veri të Republikës së Kosovës, të  rreshter Afrim Bunjaku, organizohet mbledhje komemorative, ku do të marrin pjesë familja e rreshter Afrim Bunjakut, personalitetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare si dhe eprorë e zyrtarë policorë”, njoftoi policia e Kosovës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re