Skip to content

Vrasja e efektivit brenda komisariatit/ Reagon Presidenti Meta: Ngushëllime familjes! Kjo ngjarje trondit rëndë besimin e publikut ndaj policisë, të bëhet analizë e thellë…

Reagimi nga Presidenti Ilir Meta:

“Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb