Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me shumicë votash, rrëzimin e kërkesës së ILD-së, për masën disiplinore ‘Vërejtje Publike’, për dy magjistratët Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte kërkuar procedim disiplinor me masën “Vërejtje publike” ndaj dy prokurorëve, Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj lidhur me vrasjen e efektivit të policisë, Saimir Hoxha.
ILD ka kërkuar masë disiplinore për dy prokurorët për shkeljen disiplinore.
Hetimi ndaj tyre nisi pas publikimit në media të informacioneve të cilat lidhen me historinë problematike të autorit të vrasjes, Aldi Rama dhe përballjen e tij me organet e drejtësisë.
Sot KLP ka dhënë vendimin duke rrëzuar me shumicë votash kërkesën e ILD-së, për masën disiplinore ‘Vërejtje Publike’, për dy magjistratët Milan Laskaj dhe Francesk Ganaj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
