Xhulio Prela
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e efektivit të FNSH-së Xhuljo Prela. Pas arrestimit të Nikoll Sherniku dhe shpalljes në kërkim të Brilant Martinaj, burime bëjnë me dije se një person i tretë është shpallur në kërkim, por identiteti i tij nuk bëhet me dije.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Gajushit në Milot, kur teksa efektivi i FNSH-së po kthehej për në Tiranë u shkëmbye me një mjet tip foristradë ku ndodheshin tre të rinjtë. Konflikti nodhi për shkak të shkëmbimit disa herë të ndezjes së dritave të gjata dhe në momentin kur kanë qënë paralel, i kanë rënë borisë së makinës.
Prela i ka ndjekur nga pas të rinjtë dhe pasi ata kanë ndaluar ai ka shkuar drejt foristradës për t’u sqaruar. Efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe u është afruar të rinjëve, ku është qëlluar me tre plumba nga krahu i djathtë, ku një prej tyre i ka prekur zemrën çka i shkaktoi dhe vdekjen.
/faxweb