I penduari i drejtësisë, Erion Alibej ka vijuar me dëshminë në GJKKO lidhur me ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin, ku është përfshirë.
Erion Alibej rrëfeu se vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020, tentuan t’ia ngecnin vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës (i ekzekutuar më 17 Shtator 2020).
Ai tregoi në dëshminë e tij se së bashku me Nuredin Dumanin planifikuan që armën e krimit ta groposnin tek shtëpia e Bujar Çelës.
“Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit”, theksoi i penduari i drejtësisë
Por, Alibej shtoi se nuk arritën që ta realizonin dhe më pas vendosën që ta ekzekutonin vëllain e Talo Çelës.
Erion Alibej: Bujar Çela është vëllai i Talo Çelës. Njeriu më i afërt i Talos. Ka qenë taksist. Pas vrasjes së Emiliano Ramazanit, diskutova me Nuredinin, që armën e krimit ta vendosnim tek shtëpia e Bujar Çelës.
E dija ku e kishte shtëpinë. Unë kisha informator Xhuliano Hoxhën.
Bujar Çela kishte një pikë shumice afër shtëpisë. Përmes Xhuliano Hoxhës deshëm të gjejmë diçka që Bujari e kishte prekur me dorë, një qese, apo diçka. Doja që në të të fusnim armën e krimit dhe ta groposnim tek shtëpia. Më pas do sinjalizoja policinë përmes Leonard Palushit.
Nuk e arritëm dot këtë dhe diskutuam, që duke qenë njeri i afërt i Talos, por edhe pse përmes taksisë bënte punë e lëvizje për Talo Çelën, vendosëm ta ekzekutonim.
Si fillim u angazhua nipi, qw i referohem Skerdi Tases dhe kushos, që i referohem Henrik Hoxhajt.
U angazhua kusho me nipçen për ta ekzekutuar.
LEXONI EDHE: “Donim të vrisnim Emiljano Ramazanin sepse ishte më aktivi i grupit të Çopjave”- Dëshmon Erion Alibej: Ditën e ekzekutimit ishte te palestra, ja rolet që kishin Henrik Hoxha dhe Skerdi Tase