Prokuroria ka pushuar hetimet për Albert dhe Seit Manahasën të arrestuar pak muaj më parë për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Babë e bir janë lënë të lirë.
Seit dhe Albert Manahasa u arrestuan në 27 korrik, pasi poshtë një sebratori makinash në servisin ne pronësi të tyre u gjet një armë tip TT.
Bëhet me dije se pas disa muaj hetimesh policia dhe prokuroria e Elbasanit, zbuloi se armën e ka hedhur një person i paidentifikuar. Nga pamjet një i ri zbret nga mjeti dhe vendos ne sebrator armën.
