Pas dhjetë mujash hetime, Gjykata e Korçës ka lënë të lirë 18- vjecarin Devis Hoti i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen e 45 vjeçarit Flamur Duci nga fshati Mborje.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje, pasi nga analiza e ADN e një fije floku gjetur në thikën me të cilën u vra pronari i dyqanit, nuk i përkiste 18- vjeçarit të dyshuar si autor i vrasjes.

Nëna e djalit tha përpara kamerave se djali i saj u mbajt për tetë muaj në qeli pa asnjë provë, ndërsa kërkon drejtësi.

Valbona Hoti u shpreh për “News 24 “se djali i saj është i pafajshëm.

“Jam e ëma e Devis Hotit. Djali doli i pafajshëm. Nuk kishte bërë gjë. Të gjendet autori. Djali bëri kot tetë muaj burg. Pse? Pse? Duam drejtësi.

Pse i bëri djali 18 vjeç. Nuk e kishte bërë fëmija. Doli ekspertiza, ADN-ja. Është me detyrim paraqitje. Pse e ka lënë detyrim paraqitje? Ekspertiza doli. Dua të drejtën time”– tha nëna e Devis Hotit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06 e 30 në 19 Dhjetor të vitit 2019, në fshatin Mbroje, ku viktimë mbeti Flamur Duci i cili u vra para lokalit të tij, në atë kohë sipas policisë, viktima u godit me thikë në krahun e zemrës ndërkohe që iu gjetën dhe plagë të ndryshme në trup, të shkaktuara nga lëndë djegëse në mënyrë që të fshiheshin gjurmët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re