Prokurorët gjermanë kanë njoftuar se i dyshuari për vrasjen e gazetares bullgare Viktoria Marinova pranoi sulmin, por mohoi përdhunimin dhe vrasjen.

Ata thanë se i dyshuari, i identifikuar në Bullgari si 21-vjeçari Severin Krasimirov, i kish thënë se nuk kishte ndërmend të vriste gazetaren, ndonëse e kish qëlluar dhe hedhur më pas në shkurre.

Prokuroria thotë se i dyshuari ka pranuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës kur hyri në park dhe pasi mosmarrëveshje me një grua që nuk e dinte se cila ishte.

Ata shtuan se ai u kishte thënë atyre se e goditi gruan në fytyrë dhe e hodhi në shkurre, por mohoi qëllimin e vrasjes së saj.

Ata thonë se Krasimirov, i cili u arrestua të martën në Gjermani në bazë të një fletë-arresti evropian, do të ekstradohet në Bullgari brenda dhjetë ditëve.

Gazetarja e kanalit televiziv bullgar TVN, Viktoria Marinova u vra ditë më parë në një park në qytetin Ruse, në veri të vendit.

Ajo ishte pjesë e një rrjeti gazetarësh investigues, ndaj dhe dyshohet se është vrarë për shkak të profesionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re